Site icon Telegrafi

Vetëm brenda një viti: Chelsea kalon edhe La Ligën me shpenzime – i afrohet Bundesligës

Chelsea nuk po ndalet me transferime as këtë verë, ndërsa shuma e shpenzimeve të tyre sa shkon e rritet.

Madje, klubi londinez po garon edhe kundër ligave, duke kaluar shpenzimet e disa prej tyre.

Së fundmi, Chelsea ka kompletuar transferimin e Moises Caicedos nga Brightoni për 133 milionë euro, duke i çuar shpenzimet për vetëm një vit në 934 milionë euro.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes të gjitha palëve: Romeo Lavia është i Chelseat

Mirëpo, klubi londinez ka arritur marrëveshje me Southamptonin për Romeo Lavian, që do të kushtojë 69 milionë euro.

Me këtë transferim të belgut, Chelsea kalon shifrën e një miliard eurove për tri afate kalimtare të fundit.

Todd Boehly dhe bashkëpronarët e tjerë të klubit londinez duket se nuk e kanë ndërmend të ndalen, pasi tashmë po afrojnë edhe Michael Olisen nga Crystal Palacen për shifrën e 40 milionë eurove.

Lexo po ashtu Liga Premier planifikon t'i jap goditjen e parë Chelseat, pas shpenzimeve të çmendura

Andaj, me këto shpenzime, Chelsea kalon edhe La Liga që ka shpenzur deri më tani 894 milionë euro për një vit.

Blutë po i shpëtojnë dënimit nga UEFA dhe Liga Premier falë kontratave afatgjata që po u ofrohen lojtarëve, duke shpërndarë shumën e transferimeve nëpër vite, më e larta nëntëvjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version