Site icon Telegrafi

Vetëm Barcelona i ka ndihmuar Chapecoenses

Pas tragjedisë me rrëzimin e aeroplanit, klubi brazilian ka nisur ta marrë veten.

Chapecoense ka pësuar një nga tragjeditë më të mëdha, kur në nëntor të vitit të shkuar aeroplani që po bartte skuadrën drejt Kolumbisë, u rrëzua ku humbën jetën 75 persona në mesin e të cilëve pothuajse i gjithë ekipi i Chapeconses.

Disa muaj më vonë klubi ka nisur të kompletohet me disa futbollistë të rinj dhe sipas presidentit të klubit brazilian Plinio David de Nes, ndonëse shumë skuadra premtuan se do t’i ndihmonin, vetëm Barcelona e ka bërë një gjë të tillë.

“Vetëm Barcelona ishte në anën tonë që nga fillimi”, ka deklaruar De Nes për Fox Sports.

“Ata na kanë ofruar mjete si dhe na kanë ftuar që në muajin gusht të marrim pjesë në Trofeun Gamper, ku përfitimet nga ajo ndeshje do t’i ndajnë së bashku me klubin tonë”, ka theksuar ai.

Megjithatë, De Nes ka falënderuar të gjithë ata që kanë përkrahur klubin në ato kohë të vështira.

Exit mobile version