Interesi për veturat klasike Audi, veçanërisht ato që kanë lidhje me motorsportin, ka qenë në rritje.
Dhe një Audi Quattro 20V si i ri nga Britania e Madhe që do të kalojë çekiçin e ankandeve në qershor mund të vendosë rekord të ri, përcjell Telegrafi.
Vetura u porosit për herë të parë në vitin 1990 nga një klient i cili e kërkoi atë në mënyrë specifike dhe tregtari e mori atë direkt nga Audi.
Por pronari zgjodhi të mos e voziste shumë atë.
Sot, 32 vjet më vonë, ajo ka udhëtuar vetëm 32,000 milje (51,499 km).
Çdo inspektim është regjistruar dhe secili konfirmon kilometrazhin e saktë të makinës.
Përveç kësaj, shitësit kanë përfshirë gjithashtu një hartë letre të vitit 1987 dhe një kasetë që mund të përdoret në radion origjinale Blaupunkt.
Shitja verore e ankandit të makinave klasike do të zhvillohet më 18 qershor, me ditët e shikimit të përcaktuara për të enjten dhe të premten që çojnë në shitjen e së shtunës. /Telegrafi/