Site icon Telegrafi

Vetëm 23 milionë euro janë shlyer prej 728 milionë eurove të borxheve publike

Prej se ka hyrë në fuqi Ligji për Faljen e borxheve publike, konsumatorëve iu janë shlyer borxhet me procedura të rregullta 23 milionë euro, kurse borxhet e tërësishme për falje janë 728 milionë euro.

Si rezultat i këtij ligji Qeveria ka arkëtuar 10.7 milionë euro.

Kështu u tha sot në tryezën e organizuar nga Ministria e Financave ku është diskutuar lidhur me ecurinë e procesit të deritashëm për faljen e borxheve me të gjitha institucionet e përfshira në zbatim të Ligjit për faljen e borxheve publike.

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka inkurajuar borxhlinjtë që të aplikojnë për shlyerjen e borxheve, sepse sipas tij Ligji për Falje është në fuqi vetëm edhe deri në tetor të këtij viti.

Kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti tha se janë duke sensibilizuar qytetarët e kësaj komune për shlyerjen e borxheve.

Ndërsa kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma tha se ka vërejtje nga qytetarët e kësaj komune, sepse po stimulohen qytetarët e pandërgjegjshëm dhe po gjobiten qytetarët e ndërgjegjshëm me faljen e borxheve. /Telegrafi/

Exit mobile version