Telegrafi

Vetëm 18 muaj kontratë për Tuchelin nga Chelsea

Thomas Tuchel raportohet se është duke fluturuar për në Londër që të emërohet trajner i Chelseat.

The Blues e shkarkuan Frank Lampardin të hënë e 25 janarit nga pozita e trajnerit të skuadrës, e tani janë afër marrëveshjes me gjermanin.

Strategu anglez nuk arriti që të kishte suksese me blutë edhe pse shpenzoi mbi 200 milionë euro në verën e kaluar për transferime.

Lexo po ashtu Super formacioni i Chelseat me Thomas Tuchelin si trajner - Haaland dhe Upamecano aty?

Sipas asaj që raporton Goal.com, Tuchel duhet të punojë më shumë për të fituar besimin e bordit të klubit.

Mediumi anglez raporton se gjermani do të nënshkruaj vetëm kontratë 18 muajshe, për të dëshmuar më pas vetën.

Nëse Tuchel arrin të tregojë vetën, atëherë do të ketë mundësi vazhdimi edhe për dy vite të tjera. /Telegrafi/