Site icon Telegrafi

Vetëm 13 minuta lojë, arsyeja që u ndërpre ndeshja mes Realit dhe Barcelonës

Real Madrid dhe Barcelona janë duke zhvilluar një ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dy skuadrat po qëndrojnë për fazën përgatitore.

Megjithatë ndeshja që ka nisur në ora 01:00 pas mesnate në stadiumin MetLife në New York është ndërprerë pas 13 minutave lojë.

Një rrufe e fuqishme pranë stadiumit ka bërë që gjyqtari t’i dërgojë futbollistët në zhveshtore.

Pas më shumë se një ore që futbollistët qëndruan në zhveshtore, ata janë rikthyer në fushë dhe ndeshja po vazhdon normalisht.

Vendimin e gjyqtarit nuk e pritën aspak mirë futbollistët e të dyja skuadrave që donin të vazhdonin lojën përkundër kushteve atmosferike.

Tani ndeshja ka rifilluar nga minuta e 13-të pranë rezultatit 0-0. /Telegrafi/

Exit mobile version