Site icon Telegrafi

Vetëm 12 nga 56 kërkojnë tu tërhiqet vendimi për falje

Deri te Zyra e kryetarit Gjorge Ivanov prej 56 të falurve deri sot vetëm 12 kanë dorëzuar kërkesë tu tërhiqet vendimi për falje, me çka pafajësinë e tyre do ta dëshmojnë përmes gjyqit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në listën e atyre çka kërkojnë tu tërhiqet falja janë: ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish kryetari i shtetit Branko Cërvenkovski, lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev dhe kryetari i Parlamentit Trajko Veljanoski. Dhe tre Prokurorët nga Prokuroria Speciale Fatime Fetai, Gavfrill Bubevski dhe Lile Stefanova kanë dorëzuar kërkesë personale në formë letreje për tërheqje të vendimit për falje.

Faljen e kryetarit Ivanov nuk e ka pranuar asnjë anëtar i KSHZ-së si, Bedredin Ibraimi, Drejtori i burgut të Idrizovës Zhivko Pejkovski, drejtori i Manastirit Vlladimir Taleski, biznismeni Bozhidar Jankovski si dhe Drejtori i më hershëm të Qendrës, Vlladimir Todoroviq. /Telegrafi/

Exit mobile version