Një person duke pastruar armën e tij është vetë-plagosur në Siqevë të Klinës
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:20.
Po ashtu siç thuhet në raport në vendin e ngjarjes është sekuestruar arma, tre karikatorë, 42 fishekë, leja e armës dhe një kuti e armës, ndërsa i dyshuari është dërgua për tretman mjekësor.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e pastruar armën e tij aksidentalisht është vet-plagosur. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar arma, tre karikatorë, 42 fishekë, leja e armës dhe një kuti e armës, ndërsa i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është stabile”, thuhet në raport. /Telegrafi/