Largimi nga organizmi i qelizave të dëmtuara është shumë i rëndësishëm sepse ato mund të shkaktojnë inflamacione dhe mund të ndikojnë në zhvillimin e shumë sëmundje.
E një proces i tillë i largimit ose “vetë-ngrënies” së qelizave të dëmshme quhet autofagi dhe ndodh gjatë agjërimit.
Ky proces, autofagia ndihmon në pastrimin e qelizave të dëmtuara nga trupi.
Lidhur me këtë, nutricistja Urata Rexhepi në podcastin “Shëndeti në rend të parë”.
“Procesi i autofagisë është një procesi vetë ngrënies. Organizmi i hanë ose i largon ato qelizat e inflamume… Procesi i autofagisë është pastrimi pra i qelizave prej stresit oksdiativ dhe prej radikaleve të lira që mundet me shkaktu probleme të mëdha në organizëm. Ajo fillon prej 12 orëve agjërim…”, tha ajo.
Podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”, ku Rexhepi flet për të ushqyerit e shëndetshëm, rëndësinë e vitaminave dhe mineraleve, ushqimin që rekomandohet në iftar dhe syfyr e çështje tjera mund ta shikoni më poshtë.
Ky podcast mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/