Telegrafi

Vetë-aksidenti me fatalitet në Gjilan, vetura goditi shkëmbinjtë

Foto: Arkiv

Të enjten është raportuar për një vetë-aksident trafiku, ku si pasojë një i ri ka ndërruar jetë. Në raportin policor thuhet se deri te aksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i automjetit nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe ka dal jashtë rrugës, duke goditur shkëmbinjtë.

Në raportin policor po ashtu bëhet e ditur se edhe pasagjeri i veturës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lexo po ashtu Vdes një 28-vjeçar, u vet-aksidentua në aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë

“Raportohet për një vetë aksident trafiku ku një veturë duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, del jashtë rrugës duke goditur shkëmbinjtë. Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime të rënda. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në obduksion. /Telegrafi/