Site icon Telegrafi

Vet-aksident në Vushtrri, lëndohen dy persona

Dy persona kanë marrë lëndime trupore në një vet-aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në fshatin Maxhunaj, në Vushtrri.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e  Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur pasi vetura kishte dal nga rruga dhe është rrotulluar.

“Dy persona kanë marr lëndime trupore, pasi vetura ka dal nga rruga dhe është rrotulluar. Aksidenti ka ndodh rreth orës 09:00 në fshatin Maxhunaj, Vushtrri”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/

Exit mobile version