Telegrafi

Vetë-aksident në Prishtinë, një person i lënduar

Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një vetë-aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “27 Nëntori”, në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, furgoni është rrotulluar dhe më pas pjesërisht është përfshirë nga flakët.

“Vozitësi i furgonit është dërguar në QKUK dhe i njëjti ka marr trajtimin e nevojshëm mjekes orë”, ka thënë Borovci.

Ndërkaq, policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë sjellë deri tek kjo ngjarje. /Telegrafi/