Site icon Telegrafi

Vetë-aksident në Prishtinë, i dehuri pengon e fyen zyrtarët policorë në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi që i njëjti në gjendje të dehur është vetëaksidentuar duke goditur me veturë një rrethojë dhe një trafo të energjisë elektrike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 02:40 në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari në vendin e ngjarjes ka ofenduar e penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka shkaktuar (vet) aksident trafiku duke goditur me veturë një rrethojë dhe një trafo të energjisë elektrike. I dyshuari, po ashtu në vendin e ngjarjes ka ofenduar e penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version