Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një vetë-aksidenti në trafik.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 22:13 në fshatin Lubozhdë, në Istog.
Siç thuhet në raport, vetë-aksidenti ka ndodhur nga humbja e kontrollit për shkak të shpejtësisë, pasi shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në të cilin ka qenë e përfshirë vetëm një veturë me targa vendore. I dyshuari m/k derisa ishte duke drejtuar veturën, duke mos ju përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe është rrokullisur duke dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar pesë persona. Ndërsa i dyshuari pasi që ka qenë në ndikim të alkoolit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/