Telegrafi

Vetë aksident në Gjakovë, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Një femër duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugës.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:15, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesja dhe një pasagjere.

“E dyshuara femër kosovare duke drejtuar automjetin nga pakujdesi, ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesja dhe një pasagjere femër kosovare. Të lënduarat janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës”, thuhet në raport. /Telegrafi/