Një person ka ndërruar jetë pasi me veturën e tij nga pakujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:30 në fshatin Prekovc, Kamenicë.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i vozitësit është dërguar në IML për obduksion.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka marrë vetë vozitësi”, thuhet në raport. /Telegrafi/