Telegrafi

Vetaksidentohet një veturë në Veternik, lëndohet një person

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në Vetrenik të Prishtinës, ku një veturë është vetakisdentuar, me ç’rast një person ka marrë lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:30 në rrugën që qon për në Veternik, ka ndodhë një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit një person  ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /Telegrafi/