Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:30 në fshatin Nekoc të Drenasit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se shoferi i veturës është lënduar.
“Deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësi është lënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/