Site icon Telegrafi

Vetaksidentohet një veturë në Istog, nuk ka të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur të enjten rreth orës 11:32 në fshatin Rakosh të Istogut, nuk raportohet për persona të lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në orën 11:32 është raportuar për një aksident në fshatin Rakosh të Istog. Njësitet kur kanë shkuar në vendngjarje kanë kuptuar që bëhet fjalë për një vetaksident. Nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Gashi.

Telegrafi po ashtu ka siguruar një video – inçizim ku shihen disa qytetarë duke e ndihmuar shoferin e veturës të dal nga vetura e aksidentuar. Për ta shikuar momentin në fjalë, klikoni këtu. /Telegrafi/

Exit mobile version