Një shtetase e Shqipërisë ka humbur jetën të enjtes, si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Uglar-Malishevë, në Gjilan.
Policia raporton se deri te aksidenti ka ndodhur pasi dyshohet se pasi që drejtuesja e automjetit humb kontrollin mbi automjet duke përfunduar në lum.
“Rr. Uglar- Malishevë, Gjilan, 24.06.2021-04:40. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku i përfshirë ka qenë një automjet i udhëtarëve me targa vendore dhe drejtues femër kosovare. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që drejtuesja e automjetit humb kontrollin mbi automjet duke përfunduar në lum. Si pasojë e aksidentit, humb jetën pasagjerja femër shqiptare shtetase e Republikës së Shqipërisë, ndërsa të lënduarit janë në tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit”, thuhet në raport. /Telegrafi/