Autobusi i linjës Gjilan-Prishtinë është vetaksidentuar mesditën e së enjtes në fshatin Parallovë, ku si pasojë katër persona janë lënduar.
Me rastin përveç policisë së Kosovës janë marrë edhe zjarrfikësit, ndërkaq personat e lënduar janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftojmë se sot me 05 nëntor 2020 rreth orës 12:30 në magjistralen Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë ka ndodhur vet Aksident Trafiku i një autobus i linjës Gjilan -Prishtinë. Policia e Kosovës dhe njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se janë lënduar katër persona të cilët janë duke u trajtuar në qendrën emergjente në Gjilan. Sipas raportit të mjekut janë lëndime të lehta trupore. Policia e Kosovës, Njësitet e trafikut Rajonal të Gjilanit janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit”, tha Hashani. /Telegrafi/