Një vetaksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, te rrethi i Çagllavicës.
Një veturë me targa vendore ka përfunduar në dyqanin që ndodhet anash këtij rrethi.
Policia dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e këtij vetaksidenti një person është lënduar. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 06:20 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj ka ndodhur një aksident ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasoj e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/