Telegrafi

Vetaksident në Terstenik të Drenasit, vdes një femër

Foto: Ilustrim

Një person derisa ishte duke lëvizur me veturën Renault me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjen me kushtet e rrugës është veteaksidentuar dhe si pasojë dy viktima femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore, ku njëra prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa viktima tjetër është dërguar në QKUK.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 21:05 në fshatin Terstenik të Drenasit.

“Raportohet se viktima femër kosovare përderisa ishte duke lëvizur me veturën Renault me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjen me kushtet e rrugës është veteaksidentuar dhe si pasojë dy viktima femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore ku njëra prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa viktima tjetër është dërguar në QKUK”, thuhet në raportin policor.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve. /Telegrafi/