Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Milloshevë-Lebanë, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 10:20, në rrugën Milloshevë -Lebanë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti. /Telegrafi/