Një vetaksident ka ndodhur këtë të diel në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, si pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth ores 15:30.
Një lexues i ka dërguar Telegrafit, një video të shkurtër ku shihet vetura e aksidentuar dhe në skaj të rrugës, disa persona që i kanë ofruar ndihmë të lënduarit.
Deri në publikimin e lajmit, nuk ka pasur deklarim zyrtar nga organet e policisë.