Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:20 në magjistralen Pejë- Prishtinë, në fshatin Gllarevë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 07:20 policia ka marrë informatën për një vetë-aksident në fshatin Gllarevë. Drejtuesi i automjetit duke mos ju përshtatur kushteve atmosferike ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është vetë-aksidentuar”, tha Rugova.
Rugova theksoi se shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore, dhe me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor. /Telegrafi/