Si pasojë e një vet aksidenti në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit, një person ka humbur jetën e tre të tjerë janë lënduar.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
“Me datën 27.08.2020 rrethe orës 21:20 min. ne fshatin Qikatovë e Vjetër të Drenasit, është shkaktuar një aksident trafiku/Vet-Aksident me lëndime të rënda trupore ku si pasoj i këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, kurse tre te tjerë janë të lënduar”, ka thënë Hoxha.
Në vendin e ngjarjes ka dal njësite kompetente policore, njësia e hetimeve të trafikut dhe po kryejnë procedurat e nevojshme ne vendin e ngjarjes.
Policia ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilentë dhe gjatë vozitjes shpejtësinë ta zhvillojnë duke iu përshtatur kushteve dhe rrethanave në rrugë./Telegrafi/