Telegrafi

Vetaksident në Deçan, lëndohet një person

Një vetaksident trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Deçan.

Si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 05:35, Policia është informuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në Qendër të Deçanit, si pasojë e këtij vetaksidenti një (1) person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova. /Telegrafi/