Telegrafi

Aksident i rëndë në Pogragjë të Gjilanit

 Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit.

Shoferi ka humbur kontrollin dhe kamioni ka goditur një shtëpi.

Bëhet e ditur se ka persona të lënduar – ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ambulanca.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur orës 14:20.

Deri në publikimin e lajmit, policia nuk ka dhënë detaje lidhur me aksidentin në fjalë./Telegrafi.