Telegrafi

Vetaksident në rrugën Podujevë-Bajgorë, lëndohen tre persona

Një vetkasident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën Podujevë – Bajgorë, si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Ngasësi i automjetit për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky  aksident”, ka deklaruar Ahmeti.

Telegrafi mëson se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë./Telegrafi.