Site icon Telegrafi

Vet plagoset një person në afërsi të liqenit të Badovcit

Foto: Ilustrim

Një person është dërguar për tretman mjekësor pasi dyshohet se është vet plagosur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 23:00, në afërsi të liqenit të Badovcit.

Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin është sekuestruar një pushkë gjuetie me 10 fishekë dhe në konsultim me prokurorin e shtetit rasti vazhdon të hetohet.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor pasi dyshohet se i njëjti është vet plagosur. Lidhur me rastin është sekuestruar një pushkë gjuetie me 10 fishekë dhe në konsultim me prokurorin e shtetit rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version