Telegrafi

Vet-aksident në Skivjan të Gjakovës, dy të lënduar

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur se sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një vetaksident në Skivjan të Gjakovës, ku lëndime kanë marr dy persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit.

“Deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari kishte qenë duke vozitë automjetin e tij në rrugën Deçan – Gjakovë dhe kur arrin në fshatin Skivjan KK-Gjakovë pikërisht në vend ku rruga ishte me kthesë, nga pakujdesia duke mos ju përshtatur shpejtësisë së lëvizjes papritmas e humb drejtimin mbi automjetin e tij dhe del nga rruga në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes duke u rrokullisur me automjet. Si pasojë shkaktohen dëme materiale ne automjetin e aksidentuar dhe lëndime trupore merr  vozitësi dhe bashkë vozitësi”, thuhet në njoftim.

Të lënduarit pas aksidentit me ndihmën e kalimtareve të rastit dërgohen në emergjencën e spitalit në Gjakovë. Pas kontrollit mjekësor për shkak të lëndimeve të marra bashkë vozitësi dërgohet në QKUK- Prishtine për shërim të mëtejshëm. /Telegrafi/