Telegrafi

Vet-aksident në Skenderaj, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

Një person gjersa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur mbrojtësen e rrugës dhe është aksidentuar.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:30 në fshatin Polac, Skenderaj.

Sipas raportit të policisë, si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. /Telegrafi/