Telegrafi

Vet-aksident në Prizren, lëndohet një person

Foto: Arkiv

Një person ka marr lëndime trupore sot rreth orës 07:20 në një vet-aksident në rrugën Carralevë-Duhël.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se policia janë në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin.

“Ju informojmë se sot më datë 27.03.2024, rreth orës 07:20 është raportuar një vet-aksident trafiku në rrugën Carralevë- Duhël. Si pasojë e aksidentit ka dëme materiale dhe shoferi ka pësuar lëndime e është në drejtim të emergjencës. Policia janë në vendngjarje dhe duke u marr me rastin”, ka thënë Bytyqi.

Ndërkaq, ai po ashtu tha se në këtë vet-aksident është i përfshirë edhe një kamion dhe rruga është e bllokuar deri në largimin e tij.

“Me rëndësi është të informohen qytetarët se në vetë aksident është i përfshirë një kamion i madh kështu që rruga është e bllokuar derisa të mund të largohet kamioni”, ka thënë Bytyqi. /Telegrafi/