Site icon Telegrafi

Vetura përfundon te pompa e derivateve – lëndohet vozitësja në Prishtinë

Vozitësja e një veture ka marrë lëndime trupore pasi është vet-aksidentuar sot rreth orës 13:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë duke u përplasur në një pompë të derivateve.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë.

Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq ajo shtoi se Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vet-aksidenti. /Telegrafi/

 

Exit mobile version