Telegrafi

Vet-aksident në Mitrovicë, një person i lënduar

Një person gjersa ishte duke drejtuar veturën, ka dal nga rruga dhe është vet-aksidentuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 02:40 në fshatin Rekë, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. /Telegrafi/