Telegrafi

Vet-aksident në Mitrovicë, lëndohet një femër

Foto: Ilustrim

Një femër ka marrë lëndime trupore si pasojë e një vet-aksidenti në trafik.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 15:50 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, drejtuesja e drejtuesja e automjetit në lëvizje duke mos e përshtat shpejtësinë e lëvizjes humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit, del jashtë rruge duke e goditur një automjet të parkuar i cili përplaset në një shtyllë.

“Ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë dy automjete civile, njëri në lëvizje dhe tjetri i parkuar. Drejtuesja e automjetit në lëvizje femër  kosovar e duke mos e përshtat shpejtësinë e lëvizjes humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit, del jashtë rruge duke e goditur një automjet të parkuar i cili përplaset në një shtyllë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pëson drejtuesja e automjetit e cila dërgohet në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/