Telegrafi

Vet aksident në Mitrovicë, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një vet aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:10 në fshatin Broboniq, Mitrovicë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, automjeti nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.

“Është raportuar se i dyshuari derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe një pasagjer, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, thuhet në raport. /Telegrafi/