Site icon Telegrafi

Vet-aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person

Foto: Ilustrim

Një person ka humbur jetën në një vet-aksident sot rreth orës 07:20 në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Poterq të Klinës.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se drejtuesi (viktima) duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë nga ana e djathë kalon në anën e majtë dhe përfundon jashtë rrugës

“Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor pran DRP-Pejë, me datë 23. 12. 2024,  rreth orës 07:20 minuta është njoftuar për një vet-aksident në magjistralen Pejë – Prishtinë, pikërisht në fshatin Poterq – Klinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Drejtuesi (i dyshuari) duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë nga ana e djathë kalon në anën e majtë dhe përfundon jashtë rrugës. Si pasoj drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda dhe pasi është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim me urdhër të prokurorit shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent. /Telegrafi/

Exit mobile version