Një vet-aksident ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Duhël të Suharekës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Telegrafin se një person ka kërkuar trajtim mjekësor.
“Në kilometrin e 45 të autostradës, afër Duhlës ka ndodhur një vet-aksident. Një automjet është përfshirë, ndërsa një person ka kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e aksidentit. Njësitet për menaxhim dhe kontroll të autostradës po trajtojnë rastin”, bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës. /Telegrafi/