Gazeta e përditshme në gjuhën maqedonase ”Vest” ka zgjedhur që në ballinë të numrit të sotshëm të fokusoj një ”problem” që këto ditë ka kapluar Maqedoninë. Ata si temë kryesore e trajtojnë shitjen e dredhëzave në autostradën Tetovë-Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.
Maqedonia gjendet në krizë të thellë politike dhe ekonomike, por gazeta ”Vest” është fokusuar në këtë ”problem”. Telegrafi Maqedoni njofton se jo më vonë se javën e kaluar në po të njejtë rrugë ndodhi një aksident që ishte regjistruar nga qytetarët ku shihet se kafshët rrezikojnë seriozisht jetën e shoferëve në rrugë.
”Sipas policisë, në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar, në nivel vjetor ndodhin deri 100 aksidente komunikacioni, të cilat shkaktohen nga kafshët” thuhet nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjithashtu lexo: Kafshët shkaktojnë aksidente në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar
Kjo rrugë nuk është e sigurtë plotësisht me gardh mbrojtës, kështu që kafshët e rrethinës, lirshëm kalojnë nëpër të.
Dy javë më herët në po të njejtë autostradë vdiq një 38 vjeçare, banore e Reçicës së Vogël, pasi që një numër kuajsh lëviznin nëpër autostradën Tetovë-Gostivar. Ata goditën veturën. Në fillim të muajit në këtë pjesë të autostradës u mbytën rreth 30 dele, duke e kaluar rrugën.
Gjithashtu lexo: ‘Anima Mundi’ kërkon intervenim urgjent në magjistralen Tetovë-Shkup (Video)
Dje ka pasur një viktimë në rrugën Tetovë-Shkup. Nga ky aksident seriozisht është lënduar edhe bashkëudhëtari i viktimës. Nga përplasja, M. M (38) ka humbur jetën nga lëndimet e rënda, gjatë transportimit për në spitalin e Tetovës.
Problemi i futjes së kafshëve dhe mungesës së gardhit mbrojtës në autostradë nuk ishte fokusuar nga gazeta Vest në asnjë faqe të gazetës ditore këto ditë. ”Problemi” i shitësve ambulant të dredhëzave sot ishte në ballinë të numrit të sotshëm të gazetës ”Vest”./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Aksident komunikacioni, vdes një banor i Tetovës