Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.
Gjatë muajit dhjetor, ajo do të jetë e angazhuar me koncerte të shumta, teksa muaji janar do ta gjejë këngëtaren duke punuar rreth një këngë të re.
Hadërgjonaj vazhdon të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Përkundër viteve, ajo vazhdon të jetë mjaft atraktive, ndërkohë që për të qëndruar në top formë, këngëtarja ka treguar se bën mjaft kujdes sa i përket trupit të saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në lnstaStory, ku shfaqet në një qender estetike, teksa e veshur me robdeshambër provokon duke vënë në pah gjoksin dhe këmbët atraktive.
Ndryshe, Hadërgjonaj është duke qëndruar për momentin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/