Site icon Telegrafi

I veshur me kostum dhe çantë në dorë, nxiton të zë ‘mbledhjen’ duke lundruar në lumë (Video)

Për dallim nga punonjësit që udhëtojnë nëpër rrugë normale, një burrë i veshur me kostum, zgjodhi lumin Hudson, që rrjedhë nëpër New York City, për të ‘shkuar në një mbledhje me kohë’.

Scott Holt e ndryshoi transportin e përditshëm, duke zgjedhur ujërat e ftohta dhe motin e pafavorshëm, teksa lundroi sipër dërrasës për pedalim – bashkë me çantën e punës, transmeton Telegrafi.

Komediani 32-vjeçar, nuk pati ndonjë gomë shpëtimi apo mjet tjetër në rast emergjent, derisa kaloi afro gjysmë ore deri në cakun e planifikuar.

“Desha të shkoja në mbledhje, ndërsa nuk dua të paguajë më biletë”, ka thënë Holt, pas përfundimit të kësaj paraqitjeje.

Të pranishmit në një traget, kanë mbetur të befasuar me burrin me kostum dhe nisën ta filmonin, videoja e së cilit u bë virale menjëherë.

“Jam i uritur për famë dhe ndonjë angazhim, më duhet të punojë. Besoj se dikush do të sheh përpjekjen time dhe të ma besojë një rol”, ka përfunduar ai.

‘Lundrimi për në punë’, duket se i ka ndihmuar shumë, pasi është kontaktuar prej shumë të interesuarve, megjithëse ende nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë. /Telegrafi/

Exit mobile version