Pesë persona u vranë dhe dy fëmijë u plagosën në një të shtënat të hënën mbrëma në Filadelfia, tha policia lokale. I dyshuari është në paraburgim, raporton CBS Neës.
Policia fillimisht tha se katër persona u vranë, por më vonë raportoi një viktimë të pestë, transmeton Telegrafi.
Të gjithë të vrarët ishin meshkujt të moshës 16 deri në 59 vjeç. Siç thanë zyrtarët, fëmijët e plagosur janë të moshës nga dy deri në 13 vjeç dhe gjendja e tyre është stabile.
“Sulmuesi, rreth 40 vjeç, kishte veshur jelek antiplumb dhe mbante një pushkë automatike, disa pistoleta dhe një skaner policie”, tha Komisionerja e Policisë, Daniela Outlaw në një konferencë për shtyp.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri revole, përfshirë një pushkë që i përkisnin të dyshuarit.
Mediat e atjeshme raportojnë se lidhur me të shtënat është arrestuar edhe një person tjetër.
Deri më tani nuk dihen detajet e sulmit që ndodhi një natë para festës së 4 korrikut, në pjesën jugperëndimore të Filadelfias. /Telegrafi/