Telegrafi

Vështirësohet qarkullimi i automjeteve në akset rrugore

Reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin e veturave në disa akse rrugore të Kosovës.

Bëhet e ditur se hyrjet dhe daljet në autostradë, në Shkabaj të Obiliqit janë bllokuar plotësisht nga bora.

Sipas qytetarëve, ende kompanitë e pastrimit nuk kanë reaguar për hapjen e rrugës.

Lidhur me këtë, Ministria e Infrastrukturës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar.

Ndërkaq Policia gjatë ditës së hënë ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar.

“Kujdesi maksimal në trafik, veçanërisht i drejtuesve të automjeteve, është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet”, thotë PK.

Policia me njësitet e saj po ndërmerr masa ndaj atyre që bien ndesh me ligjin, me qëllim të reduktimit të numrit të aksidenteve dhe krijimin e një sigurie më të madhe në rrugë./Telegrafi/