Site icon Telegrafi

Vështirësitë financiare të 50 Cent, e shet vilën për një të tretën e shumës me të cilën e bleu (Foto)

Reperi 50 Cent është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë financiare.

Në vitin e kaluar, këngëtari dhe aktori i njohur shpalli falimentimin, ndërsa për t’i paguar borxhet e tij tash e ka nxjerrë në shitje vilën e tij luksoze që ka 21 dhoma.

Lexo po ashtu 50 Cent vazhdon të luajë me autoritetet, thotë se paratë janë false (Foto)

Ai e shet këtë vilë për gjashtë milionë dollarë që është më pak se një e treta e shumës që e kishte blerë.

Reperi kishte paguar 18.5 milionë dollarë për ta blerë këtë shtëpi jashtëzakonisht luksoze.

Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi të vilës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version