Telegrafi

Vështirë t’i rezistojë ‘el Clasicos’: Ozil me fjalë të mëdha për Real Madridin pas triumfit ndaj Barcelonës

Mund të jetë larguar nga “Santiago Bernabeu” fizikisht, por Mesut Ozil nuk e ka harruar kohën e tij në Real Madrid.

Mesfushori i Fenerbahces ka shikuar me vëmendje derbin e zhvilluar të shtunën dhe me anë të mediave sociale ka komentuar triumfin e Los Blancos në La Liga.

“Lojë e mahnitshme”, shkroi Ozil në Twitter. “Pikë të mëdha, të mëdha të El Clasicos. Favoritet për titullin tani”.

Ozil përfundoi postimin e tij me #HalaMadrid.

Ky nuk ishte komenti i tij i vetëm për ndeshjen. Ozil ishte aq i impresionuar sa kushdo nga goli i mrekullueshëm i Karim Benzemas.

“Sulmuesi më i mirë i La Ligas tregoi përsëri klasën e tij – shoku im Benzi”, vazhdoi tutje Ozil.

Ndryshe, 32-vjeçari luajti gjithsej 159 ndeshje për Real Madridin në një periudhë trevjeçare midis 2010 dhe 2013, gjatë së cilës kohë ai shënoi 27 gola dhe dha 80 asistime. /Telegrafi/