Telegrafi

Vështirë kuptohet se përse goli i Liverpoolit në finalen e Carabao Cup ndaj Chelseat u anulua prej VAR-it

Liverpooli mbeti i dëshpëruar pasi goli i tyre kundër Chelseat në finalen e Carabao Cup u anulua për shkak të ndërhyrjes së Virgil van Dijk.

The Reds ishin më kërkues në pjesë të dytë dhe ia dolën të tundin rrjetën e bluve, por që ajo u anulua pak minuta më vonë.

Topi u godit bukur nga Trent Alexander-Arnold nga e djathta dhe gjeti Sadio Mane të pamarkuar, i cili u kthye në drejtim të Joel Matip për ta futur topin në rrjetë me kokë.

Van Dijk kishte bllokuar Reece James për t’i dhënë Manes ecurinë e lirë nga e majta në atë që ishte një lojë e zgjuar për të krijuar hapsirë.

Megjithatë, mbrojtësi holandez ishte në pozitë jashtë loje dhe pasi gjyqtari Stuart Attëell shkoi në monitorin e VAR, goli u anulua.

Ndërsa Van Dijk nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në kuptimin që ai nuk e preku topin, veprimi i tij u konsiderua si një akt që ndikonte në lojë.

Kështu, barazimi pa gola mes Liverpoolit dhe Chelseat bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime dhe rezultati ende vazhdon të jetë i pandryshuar. /Telegrafi/