Porosia kryesore e kësaj jave të modës në Nju-Jork ishte, trupi femëror është tepër i bukur pa marrë parasysh numrin e kilogramëve dhe formën e trupit
Disenjatorët e modës lavdërojnë femrat dhe format e tyre këtë stinë, transmeton Telegrafi.
Këta pesë trendë vjeshtorë perfekt do t’u rrini femrave të plota edhe me ndonjë kilogram më tepër. Ata do të theksojnë trupin e plotë në vendet e duhura, mirëpo edhe do ta zgjasin vizualisht, në mënyrë që figura të jetë absolutisht perfekt.
Fustani në stilin boho me print të kuq
Ky model do t’i rrijë mirë figurës së plotë duke krijuar siluetë joshëse. Nëse zgjidhni fustan të gjatë, ai do t’jua zgjatë figurën, derisa modeli i cili lidhet përreth belit vizualisht do ta bëjë më të hollë atë pjesë.
Mantelet
Mantelet pastele, me ngjyrë të shndritshme do t’ju rrinë shkëlqyeshëm. Vendosni për ata më të lehtët, me material të mëndafshtë në vend të atyre me material të vrazhdë të cilët vetëm do ta zgjerojnë figurën. Nëse dëshironi të dukeni më të holla, zgjidhni modelin më të gjatë.
Pantallonat e zeza me këmbë të gjera
Pantallonat e zeza klasike të cilat ndjekin siluetën e trupit njëkohësisht theksojnë edhe format, por edhe i japin dukje dozës së elegancës, mirëpo është lajm edhe më i mirë që në modë janë kthyer ato me këmbë të gjera.
Sako me print e me kutia
Ky trend ishte i pashmangshëm gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, ndërkaq këtë sezon sërish po kthehet në stil të madh dhe shkëlqyeshëm u rri damave me forma të theksuara.
Pantallona-tuta
Sivjet barten ato nga materiali i shndritshëm, me vija anash në ngjyra të zjarrta. Nëse i kombinoni me taka të larta dhe këmishë të bardhë nuk do të gaboni.
/Telegrafi/