Reperi Getoar Selimi kujdeset që në çdo paraqije të tij të shfaqet mjaft me stil.
Dhe për këtë pjesë ai shpenzon mjaft, për t’u dukur gjithnjë fit dhe sa më bukur para publikut.
Vetëm disa nga veshjet e tij verore në postimet e fundit në Instagram, kapin shifra marramendëse.
Këmisha e bardhë dhe me lule, me pantallonat të të njëjtit dizajn, me të cilat ai u paraqit në një nga fotografitë e fundit në Instagram, kushtojnë së bashku jo më pak se 985 euro.
Bëhet fjalë për një nga kreacionet më unike të “Stella McCartney”.
Ndërkohë, ato me ngjyrë violetë me të cilat ai u shfaq në një tjetër fotografi, kushtojnë së bashku rreth 63 euro.
Këto veshje i përkasin markës së njohur “River Island”. /Telegrafi/